11.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoyt Yee Demollit dhe Gjeneralit Rama: Jemi të shqetësuar për transformimin e FSK nëpërmjet ligjit

Ministri i FSK’së Haki Demolli dhe Gjeneral Rrahman Rama janë takuar sot me zëvendës ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin biseduan lidhur me procesin e planifikimit të transformimit të FSK’së në Ushtri, për të cilën diplomati amerikan përcolli mesazhin se Washingtonit dhe shqetësimin e tij rreth këtij procesi.

Në takimin në mes të ministrit Haki Demolli dhe zëvendës ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, është biseduar për procesin e transformimit të FSK’së, si dhe ecurinë e zhvillimit të procedurave për projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK’së.

Mirëpo, diplomati amerikan bëri edhe njëherë të qartë mesazhin e Washingtonit dhe u shpreh i shqetësuar rreth këtij procesi të transformimit me ligj të FSK’së.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministri Muhamet Latifi. Njëherësh komandant i FSK’së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kolonel Jefrrey H. Fisher dhe këshilltari ushtarak, Joshua Rubin.

Komunikata e plotë e ministrisë:

Ministri Haki Demolli priti zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hoyt  Brian Yee.

Sot, Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli, priti në takim zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Brian Yee. Në takim merrnin pjesë edhe zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kurse zotin Yee, e shoqëronin atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel Jeffrey  H. Fisher dhe këshilltari ushtarak Joshua Rubin.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli, në emër të Ministrisë dhe FSK-së e falënderoi zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Yee,  për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në, vlerësoi lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti  Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ministri Demolli e njoftoi z. Yee edhe me bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, pjesëmarrjen e FSK-së në shumë trajnime me karakter rajonal, si dhe sukseset e arritura në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu ministri Haki Demolli, zotin Yee e njoftoi edhe për bashkëpunimin me DIRI-in në procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për  projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së.

Nga ana e tij,  zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të shtetit për Çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Yee, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe përcolli mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img