-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tortë me dredhëza dhe kremin më të bukur me çokollatë

Një ëmbëlsirë që nuk harrohet!

Përbërësit:

▪ 300 g biskota
▪ 200 ml qumësht
▪ 1 lugë çaji ekstrakt rum

Për mbushjen:

▪ 4 vezë
▪ 200 g sheqer
▪ 100 g miell
▪ 1 litër qumësht
▪ 50 g gjalpë
▪ 200 g çokollatë
▪ 300 gr dredhëza

Për dekorim:

▪ 50 g çokollatë
▪ 4 dredhëza

Përgatitja:

Biskotat i radhisni në kallëp, më pas i lyeni me qumështin që keni përzier me rum. Rrihni vezët bashkë me sheqerin, miellin dhe qumështin (200 ml). Qumështin e mbetur (800 ml) vlojeni dhe më pas shtoni tretjen e vezëve. Ziejeni derisa të trashet, duke e përzier vazhdimisht.

Shtoni gjalpin dhe përzieni derisa të shkrihet, pastaj çokollatën. Përziejini përsëri derisa të shkrihet. Ndani mbushjen në katër pjesë. Hidhni një pjesë të mbushjes mbi biskotat. Lyejeni me qumësht dhe më pas hidhni pjesën tjetër të mbushjes. Vendosni sërish biskotat dhe lyejini me qumësht, pastaj pjesën e tretë të mbushjes.

Radhisni dredhëzat e plota dhe derdhni pjesën tjetër të mbushjes.

Lëreni në frigorifer për 2 orë. E zbukurojmë me çokollatë të grirë dhe dredhëza të copëtuara.

Shijojeni!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img