Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin ukrainas Vadym Prystaikon që shërben në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga njoftimi që ka ardhur nga Kievi, nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin.
Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku 2020.
Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.