12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Jemi në etapën substanciale të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Grupi Ndërinstitucional për Këshillin e Evropës është mbledhur për herë të parë të premten në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka përmbushur kërkesat që i janë dhënë dhe se tashmë ka filluar faza substanciale e procesit.

“Sot hapim së bashku takimin e parë të grupit koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Republika e Kosovës e ndërtuar mbi vlerat e Këshillit të Evropës natyrshëm e ka vendin në këtë organizatë. Republika e Kosovës ka plotësuar edhe kërkesat ligjore edhe standardet…. Tani që procesi ka kaluar të Asambleja lirisht mund të themi se fillon etapa substanciale e procesit”, ka thënë Kurti.

E, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka theksuar se Kosova është dashur të anëtarësohej në Këshill shumë vjet më parë.

“Tani që ka kaluar faza e parë gjithçka do të varet nga bashkërendimi i mirë i këtij grupi… Nga bashkërendimi juaj do të varet edhe ritmi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës… Kosova do të duhej të anëtarësohej shumë vite më parë në Këshillin e Evropës”, ka theksuar Gërvalla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img