1.9 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Nesër AAK-ja e dorëzon në Kushtetuese ligjin e pagës minimale

Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar ka miratuar Ligjin për pagën minimale me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Ligj që parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto.

Ndërsa, opozita nuk e ka pritur aspak mirë ketë vendim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konfirmuar se nesër do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagën minimale.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Pas dorëzimit Tahiri do t’i drejtohet mediave lidhur me lëndën dhe kërkesën e AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img