2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeprokurori i Shtetit: Prokurorët të analizojnë përgjimet nëse ka elemente të veprës penale (Video)

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka folur për përgjimet e publikuara të hënën nga Gazeta Insajderi, përmes së cilave dëshmohet ndikimi i politikës në secilin institucion të Kosovës, përfshirë edhe pushtetet e pavarura.
Lumezi, i cili tha se u njoftua nga media për përgjimet por se ende nuk ka marrë ndonjë shkres zyrtare, deklaroi se do të analizohen në detaje përgjimet për të parë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale.
“Me sa jam i njoftuar përgjimet janë bërë nga prokuror kompetent lidhur me një rast që ka qenë duke u zhvillur, e që kanë dal nga aty”, tha Lumezi.
“Sa i përket ndjekjes penal përgjimet kanë qenë në duart e prokurorëve të cilët kanë dhënë autorizim zyrtar për përgjime, ata do ta shikojnë nëse paraqesin elemente të veprës penale”, deklaroi Lumezi në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini.
Gazeta Online Insajderi ka siguruar mbi një mijë biseda telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit, të bëra gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ato janë nxjerrë me vendim të gjykatës.
https://youtu.be/5Y2hF8zzu6c

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img