-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sinani: Paradoksale si qeveria e Kosovës po i pengon asaj serbe dhe qeverisë së Preshevës

Këshilltarja politike për Preshevë e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, ka thënë që Gjykata e Vranjës i ka dërguar ftesë për seancë gjyqësore Gani Veselit, producent i filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”.

“Gjykata e Lartë e Vranjës i ka dërguar ftesë për në seancë gjyqësore të caktuar të mbahet sot, producentit të filmave ‘I pabesi’ dhe ‘Heshtja vret’, Gani Veselit”, ka shkruar Sinani në Facebook.

“Më 10 qershor këta dy filma ishin planifikuar të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, por që me një vendim arbitrar të Prokurorisë dhe policisë në Bujanoc ishte ndaluar shfaqja e tyre”.

“Në të njejtën ditë, edhe producenti i filmave, Gani Veseli edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili ishin marrë në pyetje nga policia”.

“Vlen të jua rikujtoj, që paraprakisht, shfaqja e këtyre filmave ishte planifikuar të bëhej në Shtëpinë e Kulturës ‘Abdulla Krashnica’ në Preshevë”.

Sipas Sinanit, pa arsye të bazuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka urdhëruar drejtorinë e Shtëpisë së Kulturës që të mos japë leje për shfaqjen e këtyre filmave, dhe një gjë e tillë ajo tha se ka ardhur si pasojë e përplasjeve ndaj qeverisë së Kosovës nga Arifi.

“Por, pa ndonjë arsye të bazuar, kryetari i Komunës së Preshevës kishte urdhëruar drejtorinë e Shtëpisë së Kulturës që mos të japë leje për shfaqjen e tyre”.

“Sigurisht opinioni tashmë e ka të qartë, se pushteti lokal në Preshevë deri te vendimi për moslejimin e shfaqjes së filmave kishte arritur për shkak të përplasjeve deri në fyerje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në çdo paraqitje publike të kryetarit të Komunës”.

“E pikërisht këtë, por dhe 77 projekte tjera, Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet Memorandumit të bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishte vendosur që t’i përkrahë financiarisht, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të artit, kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës”.

Sinani tha se është paradoksale që qeveria kosovare shfaqet si pengesë edhe për qeverinë lokale preshevase, edhe për pushtetin qendror serb.

“Paradoksi më i madh qëndron në atë se sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës iu përbën pengesë Qeveria e Republikës së Kosovës”.

“Le të mbetet në ndërgjegjen e pushtetit lokal, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës, nëse i ka mbetur sado pak ndërgjegje, që në këtë linjë të jenë në të njëjtin mentalitet me politikat shoviniste në Beograd”.

“Rastësisht apo jo, emrat e filmave dëshmojnë se sa është ‘I pabesë’ pushteti në Beograd dhe se sa ‘Heshtja vret’ kryetarit të Komunës së Preshevës!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img