Lionel Messi dhe Sergio Busquets janë përforcimet e fundit të Inter Miamit, të cilët u prezantuan në mënyrë spektakolare ditë më parë në klubin amerikan.
Por, ylli argjentinas dhe ai spanjoll duhet të presin edhe pak për të luajtur nga minuta e parë tek klubi nga liga MLS.
Sipas gazetarit Gaston Edoul, futbollisti i deritashëm i Paris Saint-Germainit dhe ai i Barcelonës, në ndeshjen e nesërme kundër Cruz Azul, e vlefshme për Kupën e Ligës, do të përfundojnë në bankinë.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe njëri prej mesfushorëve në të mirë defanzivë në botë ne 15 vitet e fundit, mund të hyjnë në lojë në pjesën e dytë eventualisht.
Rrugën e tyre në Inter Miami mund ta ndjek edhe ish-bashkëlojtari i tyre, Jordi Alba, por nuk përjashtohet mundësia që në Miami të përfundojë edhe ish-lojtari i katërt i Barcelonës, Luis Suarez.