4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Berisha: Rasim Maloku u denoncua për ngacmim seksual ndaj një prokuroreje

Avokati, Besnik Berisha, ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me punën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha tha se Maloku ishte denoncuar për ngacmim seksual ndaj një kolegeje të tij prokurore.

“Gjate seminareve kish deshire me iu shku kolegeve ne dhome te hotelit e me iu ofru “shoqerim”. Kete ma konfirmuan koleget e tij deshmitar ne nje rast kur nje prokurore e ka denoncuar per ngacmim seksual , por per te mos u be perralle, shefi i tyre e paska ndale”, shkroi Berisha.

Avokati tutje tha se Malokun e shantazhojnë edhe me video të prostitutave, teksa e ka quajtur një njeri pa vlera morale.

“Pra Rasimi eshte edhe pa moral, ndaj edhe me video prostitutkash e shantazhojne. Prokurori duhet te kete vlera te larta morale, ky s’i ka, prandaj e neshtrojne dhe shantazhojne!”, tha Berisha.

Ndryshe, Rasim Maloku është prokurori i rastit ‘Brezovica’, ku në vazhdimësi të atij aksioni, një javë më parë u arrestua edhe avokati, Besnik Berisha.

Arrestimi i Berishës u cilësua si arbitrar dhe i kundërligjshëm.

Gjatë një konference për media të mërkurën, avokati Berisha tha se prokurori Maloku ka kryer krim ndaj tij, prandaj edhe ka bërë thirrje te Kryeprokurori i Shtetit që të marrë masa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img