-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoti tregon katër problemet rreth pagës minimale të miratuar në Kuvend

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka listuar “katër problemet” të pagës minimale, e cila u miratua javën e kaluar në Kuvend nga partia në pushtet.

Sipas deputetit të LDK-së, problemi i parë rreth kësaj është se nuk është përfillur procedura ligjiore për caktimin e pagës minimale, pasi s’ka pasur dakordim mes partnerëve social.

Gjithashtu nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila bazohet në koston e jetesës.

Tutje Hoti ka thënë se me këtë ligj janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës rreth hapave që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale.

Sipas Hotit, caktimi i pagës minimale prej 250 i cili është caktuar vitin e kaluar përpara inflacionit, tashmë nuk vlen pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.

Postimi i plotë:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img