-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi: Demarkacioni dhe Ushtria të kryhen para zgjedhjeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i cili është një nder deputetët më të zëshëm kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, nga radhët e kësaj partie, është shprehur pro propozimit të PDK-së, që në rast se shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, propozimi për Ushtrinë e Kosovës dhe shënjimi i kufirit me Malin e Zi, të kryhen sa më parë.

Sa i përket propozimit të ndryshimit të ligjit për ushtrinë, Bulliqi për Indeksonline ka deklaruar se padyshim është një ide e qëlluar dhe e vonuar, por ai vë në pikëpyetje seriozitetin e kësaj iniciative të marrë nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Nuk mund të flas në emër të komplet LDK-së, por as në emër të PDK-së apo kujtdo tjetër rreth mbështetjes së një deklarate të tillë. Një gjë që dua ta thëm është se sa i përket ushtrisë, ideja si ide është e mirë por kur kihet parasysh se Thaçi gjithçka e shfrytëzon për agjendën e tij personale për përfitime politike, duhet gjetur gjuhë të përbashkët mes subjekteve politike shqiptare dhe të tjera (miniritaret jo serb)”, ka thënë Bullqi.

Ai thekson se siç duhet pasur kujdes nga agjendat individuale një ashtu nuk duhet të lejohet që të mbesim peng i Aleksander Vuqiçit dhe qeverisë serbe e cila po i manipulon deputetët e listës serbe.

“Nuk jam ithtarë as i nënshtrimit ndaj bashkësisë ndërkombëtare sepse ata kur po duan favore për serbët po e shtrydhin Kosovën si limonin, ndërsa në të njëjtën kohë padrejtësisht po i mbajnë qytetarët e Kosovës të izoluar. Për demarkacionin mendoj se kaherë është dashur ta sjellin në Kuvend që ta rrëzojnë me vota deputetët e Kosovës (pozitë dhe opozitë), sepse tashmë i madh e i vogël në Kosovë e dinë që janë bërë gabime e lëshime”, ka thënë Bulliqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img