12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ky është biznesmeni që dyshohet se e rrahu Aliun nga Mitrovica

Policia e Kosovës kishte njoftuar të mërkurën se e ka arrestuar personin që dyshohet se e sulmoi Ali Nezirin nga Mitrovica.

Sipas njoftimit, i arrestuari për këtë rast është M.I., 47-vjeç. Ndërkohë, Sinjali raporton se i dyshuari që rrahu 30-vjeçarin është Mexhit Ibishi.

Për më tepër, ai thuhet se është gastronom i njohur në qytetin e Mitrovicës dhe njëri nga pronarët e lokalit të natës “Fabric Night Life”.

Ai dyshohet se më 12 korrik në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, e ka sulmuar viktimën Neziri, 30-vjeç.

Mexhit Ibishi.
Mexhit Ibishi

Aliu, një qytetar që vjen nga komuniteti rom në Kosovë, u përshkrua fillimisht si “lypës” gabimisht nga disa media. Por, më pas u mësua se ai është një person që vuan nga epilepsia.

Ibishi, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit  policor, dyshohet për veprën penale “sulm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img