4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Po punojmë që Ligjin për pagën minimale ta dërgojmë në Kushtetuese

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se AAK-ja po mendon që ligjin për pagën minimale ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, AAK-ja i ka të gjitha nënshkrimet dhe nuk ka nevojë për ndihmën e PDK-së dhe LDK-së.

‘’Po e them për herë të parë që jemi duke menduar seriozisht që Ligjin për pagën minimale me dërgua në Gjykatën Kushtetuese jemi dukë punuar i kemi nënshkrimet pa ndihmën e PDK-së e LDK-së, është mashtrim me i thënë dikujt që paga minimale është 264 euro’’, tha Tahiri në RTV 21.

Tahiri tha se AAK-ja nuk e ka as në plan ta bëjë koalicionin PAN me Kurtin në rast se do mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

‘’Ne nuk e kemi as në plan të bëjmë PAN AAK-ja është ne stadin me te avancum në organizimin politik që e ka pasur ndonjëherë në Kosovë e diasporë’’, tha Tahiri duke shtuar se ‘’PAN është i papërsëritshëm’’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img