4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Gjakovari e grushton të dashurën për shkak të xhelozisë, përfundon në ndalim policor

Dhuna në familjet kosovare është një dukuri shumë shqetësuese. Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga partnerët apo edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të mërkurën në Gjakovë, ku u arrestua një 30-vjeçar  nën dyshimet për dhunë ndaj të dashurës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Xh. Hoza, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para, ai po dyshohet se derisa ishte bashkë me të dashurën, në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, e ka sulmuar fizikisht atë, duke e grushtuar në fytyrë.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjakovë, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Polici.

Pas dhënies së deklaratave është kuptuar se motiv i rastit dyshohet të ketë qenë xhelozia e të dyshuarit ndaj te dashurës së tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img