Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka ftuar avokatin Besnik Berisha që t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë ftesë, Lushtaku e kishte bërë në Facebook, pasi avokati Berisha kishte hedhur akuza të shumta ndaj prokurorit Rasim Maloku, pas arrestimit të tij.
“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK”, kishte shkruar Lushtaku.
E për këtë çështje, avokati Berisha ia ka kthyer përgjigjen sërish Lushtakut, transmeton Paparaci.
Megjithatë, ai sonte tha se në ditën kur ta marrë detyrën e kryetarit të LDK-së, atëherë do ta ftojë Lushtakun në këtë subjekt politik.
”Ditën kur ta marrë drejtimin e LDK-së, ka me ftu Lushtakun me u bë anëtar bashkë me njerëz të tij që e dojnë këtë vend”, shtoi Berisha në T7, teksa u pyet nëse ka ambicie për t’u bërë kryetar i LDK-së.
”Nuk kam ambicie, por nëse vazhdo regjimi me persekutu njerëz. Pasha lumin Zot një ditë pa i dalë në krytë”, shtoi ai.