Moderatorja e njohur shqiptare dhe ish-konkurrentja e Big Brother Vip Albania, Kiara Tito vazhdon të ketë vëmendjen e madhe të publikut, sa herë që ajo poston në rrjetet sociale.
E njëjtë ka ndodhur edhe pasi Kiara postoi në InstaStory, një foto me një fustan elegant me ngjyrë të verdhë, mëngë të gjata dhe dekolte të hapur.
Dukja e saj u kompletua me një qafore ngjyrë ari me trëndafil, ndërsa makijazh të theksuar ia shtonte edhe më shumë hijeshinë.
Kiara ndërkohë mbetet e angazhuar me projekte në televiziv, teksa pak javë më parë lansoi linjën e saj të bikineve.
Sa i përket jetës private, Kiara vazhdon lidhjen me fituesin e BBVA 2, Luiz Ejlli dhe dyshja janë pothuajse të pandashëm.
Çifti herë pas here ndajnë momente të tyre bashkë edhe në rrjetet sociale për fansat e tyre të shumtë.