1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Me Vuçiqin ramë dakord për shtensionim në veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin siç ka bërë të ditur ai kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në Twitter, Lajçak ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kishin rënë dakord për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjentë për të de-përshkallëzuar tensionet në veri dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pata një takim të dobishëm me Aleksandër Vuçiq, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img