1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

AUV-i viziton Kllokotin për parandalim të përhapjes së sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dje njoftoi se është konfirmuar rasti i parë i prezencës së sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit.

Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes, AUV-ja tha se ka dalë në terren bashkë me ekipet e veta për hulumtim diagnostik në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës.

“Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, tha dje AUV-ja.

E sot, zonën e shpërthimit të sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit në Kllokot e vizitoi Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, bashkë me drejtorin e Inspektoratit, Arsim Arifi, për monitorim dhe koordinim të aktiviteteve si masa për parandalimin e përhapjes se sëmundjes Murtaja Klasike e Derrave.

Ata kanë takuar disa nga fermerët e fshatit dhe u vizitua fermeri tek i cili është paraqitur sëmundja.

“Përveç se u përsërit edhe njëherë dezinfektimi i fermës, oborrit dhe mjeteve dhe pajisjeve në fermë, drejtori bisedoi me fermerin për ta njoftuar me hapat tjerë shtetërorë pasues që do t’i dalin në ndihmë për dëmin e shkaktuar. Në të njëjtën kohë nga inspektorët veterinarë të AUV-së Zyra Regjionale Gjilan, mori informatat e drejtpërdrejta mbi veprimet që janë në proces të hulumtimeve diagnostike të zonës në perimetër të përcaktuar me ligj për gjurmim të situatës epidemiologjike”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Hoxha, pas vizitës në fshatin e shpërthimit të sëmundjes, vizitoi edhe nivelin lokal të qeverisjes se komunës së Kllokotit për bashkërendim të veprimeve për parandalim të përhapjes se sëmundjes.

Nga niveli lokal, Hoxha kërkoi me urgjencë caktimin e lokacionit për groposje, kryerjen e dezinfektimit  të hapësirave të zonës së fshatit ku është vatra e shpërthimit të sëmundjes.

“U dha premtime për angazhim aktiv nga niveli qendror mbi ndërmarrjen e veprimeve në kohë për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Po ashtu i njoftoi me vendimet që janë nënshkruar dhe të tjerat që janë në proces për ta kompletuar bazën ligjore, që mekanizmat ekzekutivë qeverisës t’i kenë mundësitë e hapura për marrje të veprimeve urgjente si dhe dhënien e ndihmës së nevojshme për fermerët”, tha AUV-ja në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img