Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë, në fshatin Balldre, jashtë një marketi.
Paraprakisht, dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç.
Po kështu dyshohet se vrasja ka lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin. Ky i fundit u vra në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje e cila sipas policisë erdhi si pasojë e hasmërisë së vjetër së Nikulajt me fisin Lekstakaj.
Historia e gjakmarrjes mes tyre nisi në vitin 1997, ku një borxh prej 5 mijë lekësh i marrë nga viktima e sotme Nikolin Lekstakaj, në një pikë karburanti u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilat po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.