1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Kriter për planin e zbatimit të marrëveshjes “diçka bëjmë ne, diçka pala serbe”

Kryengeciatori Besnik Bislimi i cili sot ka qëndruar në Bruksel për të diskutuar rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes Kosovë Serbi, ka treguar se në Bruksel sot s’ka pasur takim mes tij dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq, por vetëm takime bilaterale me Emisarin Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se pala kosovare ka propozuar disa masa BE’së për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit duke thënë se kanë kërkuar edhe interpretim nga ata se a janë këto masa në përputhje me marrëveshjen bazike.

“Nga propozimet apo masat që i kemi propozuar ne në takimin bilateral me zotin lajcak, ne kemi treguar për secilën masë se nga cili nen i marrëveshjes bazike buron” ka thënë Bislimi.

“plus ne kemi kërkuar qartësim të plotë të hapave në mënyrë që të respektohet kriteri i vënë nga vetë BE, ku thuhet që zbatimi duhet të jetë në mënyrë konsektuive. Kosova bën diçka, Serbia bën diçka. Për cdo masë, për cdo veprim që kërkohet nga Kosovë ne kemi kërkuar të dimë se cili është kundëveprimi nga ana e Serbisë” ka thënë Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img