Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme që goditi Zagrebin e Kroacisë rreth orës 16:00.
Kështu kanë raportuar mediat kroate, teksa lajmi për vdekjen e dy personave është konfirmuar edhe nga autoritetet shtetërore.
Sipas tyre, të dy personat e kanë gjetur vdekjen nga pemët e rëna sipër.
Përveç kësaj, sipas raportimeve, edhe shumë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar – disa prej tyre me lëndime të rënda në kokë.
Në pamjet e publikuara shihet se stuhia ka rrëzuar shumë pemë, çati dhe vinça ndërtimi.