Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ekstraduar nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Në njoftim thuhet se i estraduari i parë është L.C. i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, që ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe ajo e Prishtinës. Ai është arrestuar nga autoritetet gjermane dhe më 30 qershor është ekstraduar në Kosovë.
I ekstraduari i dytë është B.L., i kërkuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ai është arrestuar nga autoritetet hungareze dhe më 12 korrik është ekstraduar në Kosovë.
D.F., është personi i tretë i ekstraduar nga Finlanda në Kosovë më 14 korrik. Ai ka qenë i kërkuar nga Gjyakata Themelore në Mitrovicë pasi ka qenë i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Trafikim me narkotik”.