13.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Zjarrfikësi arrin të kap në ajër gruan e cila kërcen nga kati i gjashtë (Foto/Video)

Një zjarrfikës mrekullisht ka arritur të kap gruan e cila po kërcente nga dritarja e apartamentit, duke shpresuar se do t’i shpëtojë zjarrit që kishte kapluar banesën e saj.

Një video e publikuar në internet, tregon momentin kur zjarrfikësi i cili kishte dalë në një dritare një kat më poshtë ku kishte shpërthyer zjarri, arrin të kap gruan që kërcen nga dritarja, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se gruaja nga qyteti Jiaxing në Kinë, kishte mbetur e ngujuar në banesën e saj në katin e gjashtë që ishte përfshirë nga zjarri.

Dhe kur ajo pa se zjarri po përhapej në të gjitha anët, vendosi të dalë në dritare derisa dikush të vjen dhe ta shpëtojë.

Për fat të mirë në vendin e ngjarjes u shfaqen shpejtë ekipet e zjarrfikësve, të cilët reaguan duke e shpëtuar gruan nga vdekja e sigurt.

Raportohet se ajo ishte ngujuar në apartament së bashku me vajzën, e cila gjithashtu është shpëtuar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img