Është arrestuar personi që ka rrahur Aliun nga komuniteti rom në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ky rast është përcjellur me reagime të shumta, duke theksuar faktin se Aliu, 29-vjeçar është me aftësi të kufizuara.
Ai njihet në Mitrovicë dhe ndihmohet nga qytetarët shkaku i kushteve të rënda.