4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AGK: Sulmohet fizikisht kameramani i “Nacionales” në Gjakovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se kameramani i gazetës online “Nacionale”, Arbër Latifi, është sulmuar fizikisht sot në afërsi të Spitalit të Gjakovës nga pjesëtari i sigurimit të këtij spitali.

Sipas AGK-së, Latifi së bashku me gazetaren, Gentiana Hasani, kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve që ishte bërë me arsyetimin e temperaturave të larta.

“Sipas raportimeve të Nacionales, kolegët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjithashtu ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës. Njëherësh, bëhet e ditur se pjesëtari i sigurimit që e ka kryer këtë sulm është ndaluar për 48 orë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet tejet i shqetësuar me sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales, dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me prioritet rastin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img