-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mish pule me tri lloje djathërash i cili gatuhet për 20 minuta

Dreka më e mirë përfundimisht është ajo e cila përmban mishin pule

Mishi i pulës me tri lloje djathërash është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse sot vonoheni për kafjall, pasi që mund të gatuhet për vetëm 20 minuta.

Ju garantojmë që asgjë më e shijshme nuk mund të jetë se mishi i pulës në salcë prej më shumë djathërash.

Qe se si ta gatuani me tri lloje të ndryshme djathërash, madje për një kohë shumë të shkurtër.

Përbërësit:

– 400 g mish pule;
– 250 g ajkë për zierje;
– 50 g djathë gorgonzola;
– 50 g djathë mozzarella;
– 50 g djathë trapista;
– 1 qepë;
– vaj sipas nevojës;
– piper;
– kripë;
– erëza bimësh të thata.

Përgatitja:

Mishin e pulës priteni në kube. Në vaj të nxehur shtoni qepën e grirë imët, fërgojeni pak, shtoni mishin dhe përzieni, shtoni edhe erëzat.

Nga fundi shtoni ajkën për zierje dhe djathin mozzarella të grirë në rende, djathin gorgonzola dhe djathin trapista.

Të gjitha bashkoni. Në pjatë shërbeni mishin, ndërsa si shtojcë mund të jetë cilado sallatë qoftë apo patate të fërguara. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img