0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës: Kemi sulmuar bazën e rusëve në Krime, ata po fshiheni numrin e të vdekurve

Kyrylo Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, njoftoi se shpërthimi i mbrëmshëm i një magazine municioni në një bazë ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar, ishte një operacion i forcave speciale ukrainase.

“Ne kryem me sukses një operacion në Krimenë e pushtuar. Armiku po fsheh shkallën e dëmit dhe numrin e viktimave”, njoftoi Budanov në kanalin e tij Telegram.

Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë, i cili u emërua nga Moska, shkroi më parë në Telegram se është planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve nga rrethi Kirovsky në gadishullin e aneksuar.

Arsyeja e evakuimit është një zjarr që shpërtheu në terrenet e stërvitjes ushtarake.

“Është planifikuar një evakuim i përkohshëm i popullsisë nga katër zona të banuara. Në total, bëhet fjalë për rreth 2000 njerëz”, tha Aksyonov.

Ai konfirmoi se autostrada e afërt Tavrida ishte e mbyllur. Për shkak të zjarrit u formua një ekip krizash. Më herët, agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi se ka pasur shpërthime në bazat ushtarake.

Mediat ukrainase dhe kanalet ruse Telegram, të lidhura me shërbimet ruse të sigurisë, raportojnë se magazina e armëve është në fakt në flakë pas një sulmi ajror nga Ukraina të kryer gjatë natës.

Serhiy Bratchuk, zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessa, publikoi dy video të zjarrit në një zonë të pabanuar, me përshkrimin: “depo e armëve të armikut, Krimea e vjetër”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img