2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku i bëri ftesë për të hyrë në PDK, vjen përgjigja e avokatit Berisha

Ish-kryetari i Skenderajt dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, Sami Lushtaku, e ka ftuar avokatin Besnik Berisha që t’i bashkohet PDK-së, meqë sipas Lushtakut ai s’është për LDK.

Sot në një konferencë të thirrur nga avokati Besnik Berisha, gazetarët e pyetën edhe për këtë ftesë të Lushtakut, por ai tha se partia e tij mbetet LDK-ja.

“Lushtaku është figurë e nderuar, i repsketuar për mua..Partia ime është LDK-ja, unë kam kryer shërbime si këshilltar i kryeministrit e vazhdoj të kryej, jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, kam pas oferta edhe të kryetarit aktual për t’u bashkëngjitë edhe njëherë partisë, për shkak se unë jam i martuar me profesionin e avokatit se e dua pafundësisht. Partia mbetet LDK-ja, profesioni im mbetet avokati”, u përgjigj Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img