0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Reuters shkruan për arinjtë e murrmë në Kosovë: E luftojnë vapën me fruta të ngrira

Punëtorët në një vendstrehim të arinjve në Kosovë kanë gjetur mënyra kreative për t’i mbajtur të ftohtë njëzet arinjtë e tyre të murrmë në temperatura afër 40 Celsius këtë javë, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Pishinat e arinjve mbushen rregullisht me ujë të freskët dhe mbrojtësit e tyre hedhin fruta dhe perime në ujë për t’i inkurajuar kafshët të notojnë. Ata gjithashtu vendosin fruta dhe perime të ngrira që i quajnë “akullore” në pemë, ku arinjtë i gjejnë ato në vetëm pak sekonda.

“Temperaturat janë shumë të larta dhe lëkura e tyre është shumë e trashë dhe nuk e kanë të lehtë”, tha Taulant Hoxha, nga streha e arinjve.

“Ne kemi 20 arinj dhe secili prej tyre ka frutat apo perimet e tij të preferuara… kështu që varet nga ushqimi i preferuar se çfarë ngrijmë për ta”.

20 arinjtë që jetonin në strehimoren e cila menaxhohet nga Four Paws International, u shpëtuan nga pronarët privatë ose nga restorantet ku mbaheshin si atraksione për mysafirët në hapësira të vogla deri në katër ose pesë metra katrorë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img