Një personi i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
“Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 18.07.2023 – 00:30. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë