-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbesa e Titos: Nuk dua të jetojë me njerëz që e konsiderojnë Millosheviqin hero

Mbesa e Josip Broz Titos, Svetlana Broz e lindur në Beograd por e rritur në Sarajevë, gjatë një interviste dhënë Rel-it, ka deklaruar se nuk dëshiron të jetojë me njerëzit të cilët nuk kanë qëndrim kritik, dhe që besojnë se Sllobodan Millosheviqin nuk ishte kriminel, por hero.

Ajo theksoi se Evropa, por edhe pjesa tjetër e botës “nuk ishin të interesuar në atë se çfarë ka ndodhur në luftërat ballkanike në vitet e ’90-ta, transmeton Telegrafi.

“Pa ofenduar askënd, mendoj se ekziston mosinteresimi për atë se çfarë ndodh jashtë rrethit të tyre të ngushtë. Evropa nuk ishte mjaftueshëm e interesuar për atë se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Ka pasur përjashtime, kujtojmë Vaclav Havel-in, i cili kishte ngritur zërin dhe kishte kërkuar që urgjentisht të ndalet lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë. Por edhe zëri i tij nuk ishte i mjaftueshëm që vërtetë diçka të ndryshojë.

Mbesa e ish-presidentit të RSFJ-së, gjithashtu ka folur për atë se si në Beograd shumica e qytetarëve mundohen të minimizojnë atë çfarë kishte ndodhur gjatw luftës në Bosnje.

“Nëse shkoni në Beograd, aty shumica e qytetarëve do t’ju thonë se në Bosnje pothuajse nuk ka ndodhur asgjë. Neglizhojnë të vërtetën. Pse? Për shumicën e tyre kjo ndodh pasi nuk dëshirojnë të marrin përgjegjësinë për atë që në aspektin politik dhe ushtarak ka ndodhur në Bosnje, për të cilën qeveria e Beogradit ishte përgjegjëse. Gjithashtu, për faktin se nuk kanë qenë të interesuar për atë se çfarë ka ndodhur në Vukovar, Sarajevë, Srebrenicë e Dubrovnik”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img