Joao Felix ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona.
Mesfushori i Atleticos i është përgjigjur pyetjes për të ardhmen e tij.
“Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të bashkohesha me Barçën. E kam ëndërruar që nga fëmijëria.
Nëse kjo ndodh, për mua do të jetë një ëndërr e realizuar”, tha portugezi.
Kontrata e Felix me Atleticon është deri në vitin 2027. Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Chelsea në formë huazimi.