Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi iu kanë shkuar në ndihmë dy rasteve gjatë ditës së sotme, disa pushuesve të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.
Në rastin e parë, Policia Kufitare e Vlorës iu shkoi në ndihmë 4 pushuesve që ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”.
Ata u bllokuan pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt.
Në ndihmë të disa pushuesve të tjerë, në plazhin e Livadhit, ka shkuar Policia Kufitare Dhërmi, pasi mjeti me të cilën lundronin kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg.