1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

E konfirmon Astrit Haraqija: Jahtin e Qazim Osmanit e blenë Devollët (Foto)

Jahti “Megalodon” në të cilin u fotografua Shpend Ahmeti të shtunën, është i njohur për Astrit Haraqinë. Në kohën kur ai i takonte biznesmenti Qazim Osmani, Haraqija disa herë kishte qëndruar në të, e edhe i ishin publikuar fotografi.

Tani ky jaht më nuk i takon Osmanit, ashtu siç ka raportuar Gazeta Metro që në momentet e publikimit të kryetarit Ahmeti në të. Ky jaht i është shitur Devollëve, dhe këtë e konfirmon edhe Haraqija.

Ai në një prononcim për Gazeta Metro ka thënë se jahti “Megalodon” ka qenë pronë e Qazim Osmanit, por para rreth dy viteve i është shitur Devollëve.

Astrit Haraqija në jahtin Megalodon bashkë me Qazim Osmanin

Haraqija, ka folur edhe për çmimin me të cilin Osmani ua ka shitur jahtin Devollëve. Ai ka thënë se nuk është se është shitur me 6 milionë euro, siç është raportuar në media, por me rreth 3 milionë euro.

Ndërsa, duke komentuar publikimin e fotove ku kryetari Ahmeti shihet në këtë jaht, Haraqija ka thënë se nuk duhet fshehur.

“Unë nuk frigohem prej jahteve. Ku me e marrë e me ndejtë veç në jahte”, ka thënë Haraqija.

Haraqija bashkë me Qazim Osmanin në jahtin Megalodon para se jahti t’i shitej Devollëve

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img