-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

​LVV: Përparim Rama po e sfidon procedurën administrative në nivel vendi

Përfaqësues të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kanë akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se po sfidon opinionin ligjor të Ministrisë së Pushtetit Lokal, e cila i ka vlerësuar disa vendime si pa efekt juridik. Ata theksuan se po bëhet një precedentë shumë i rrezikshëm ku për herë të parë një kryetar i komunës nuk merr parasysh opinionin e ministrisë.

Shefi i asamblistëstëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla në konferencën e mbajtur për media tha së ata si aksionarë të lëvizjes Vetëvendosje janë penguar fizikisht të ndërhyjnë në ndërmarrje publike, disa nga ndërmarrjet nuk kanë gjetur as edhe persona përgjegjës e as nuk janë pritur.

Ai duke bërë një kronologji të ngjarjeve, ka thënë se më 8 qershor Kuvendi komunal ka shkarkuar ish aksionarët dhe janë emëruar aksionarët e rinj të ndërmarrjeve komunale dhe më 14 qershor, gjë që është konfirmuar edhe nga ministria se gjithçka ka shkuar sipas procedurës ligjore.

Sveçla i ka përmendur edhe seancën e 27 qershorit, ku pas përfundimit të seancës nga kryesuesi, LDK dhe PDK ka vazhduar seancën, duke marrë disa vendime të cilat, Ministria e Pushtetit Lokal, i ka konsideruar si pa efekt juridik, gjë që në fuqi do të duhej të mbesin vendimet e 8 qershorit, ku janë emëruar kryetarët e rinj të ndërmarrjeve.

“Në disa ndërmarrje na është ndaluar qasja, e në disa nuk na ka pritur askush dhe ne nuk kemi arritur që t’i ushtrojmë kompetencat tona, si aksionarë legjitim të qytetit të Prishtinës. Kryetari Rama përkundër se ministria ka vlerësuar se vendimet të cilat i kanë marrë në seancën e cila ishte mbyllur bëjnë efekt juridik, ai i ka sfiduar këto vendime dhe ka publikuar në faqen e komunës, është një precedentë shumë i rrezikshëm ku për herë të parë një kryetar nuk merr parasysh opinionin ligjor të ministrisë por publikon vendime të cilat nuk kanë vlerë juridikë. Është një precedent i rrezikshëm i cili mund të shërbej për kryetarë të komunave tjera dhe në këtë mënyrë kryetari Rama po e sfidon procedurën administrativë në nivel vendi”, tha Sveçla.

Ndërsa, aksionari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arianit Beqiri tha se ata janë votuar si aksionar më 8 qershor, aksionarët e mëhershëm, bashkë me kryeshefin dhe bordin e saj, kanë vendosur që të anulohet projekti i dëmshëm 120 mijë euro, raporton kp.

Ai tha se kanë tentuar të hyjnë në ndërmarrje, por me ndërhyrjen e aksionarëve të kaluar, ndërhyri policia duke mos i lënë të futën në ndërmarrje.

“Nuhi Halimi, kryesues i Bordit të NPB-së, kandidat për asamble i PDK-së, dje bashkë me anëtarët e PSD-së të instaluar nga Dardan Molliqaj në NPB, e ruanin objektin thuajse i takon atyre e jo qytetarëve të Prishtinës. Po atë ditë, dje në mëngjes, drejtori për siguri dhe emergjenca në Prishtinës i dërgon një letër Policisë së Kosovës ku i kërkon që të patrullojë nëpër objektet e ndërmarrjeve se mund të ketë tentim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, por në asnjë vend nuk thuhet se një drejtor i një drejtorie ka për kompetencë që të urdhërojë policinë që të sigurojë këto hapësira. Sigurisht policia e vënë në lajthitje nga ky dokument që ky drejtor kishte dërguar, pra ato dokumente nga ata të emëruarit e atëhershëm e jo këta tash, ndërhyri duke mos na lënë që ne të futemi në objektet e komunës, me këtë rast të vend që të asistonte kundër pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ata asistuan në zaptimin e ndërmarrjes. Asaj që nga ka ndodhur dje që për neve përbën vepër penale që do të ankohemi në gjykatë, do të ankohemi edhe për këta policë në Inspektoratin Policor”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img