Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se në veri të Kosovës është krijuar një realitet i ri dhe se tani gjithçka varet se “kur e gjithë kjo do t’i vjen në maje të hundës bashkësisë ndërkombëtare”.
Duke folur për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve, Janjiq ka deklaruar për N1 se gjithçka varet nga amerikanët.
“Të dytë (Aeksandar Vuçiqi dhe Albin Kurti) treguan atë çfarë kanë pasur. Këto janë dy politika që po e dëshmohen, shpenzohen në prodhimin e vazhdueshëm të konflikteve”, ka thënë Janjiq, transmeton Paparaci.
Ai konsideron se gjithçka varet nga ajo kur “ komunitetit ndërkombëtar i vjen në maje të hundës “, duke vlerësuar se Vuçiq e ka nxitur këtë valë me mashtrime se do të kërkojë seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit (KS).
Deklarata e presidentit serb se do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me Kosovën, ai e konsideron mashtrim propagandues dhe marketingu.
“Nëse ky është me të vërtetë qëllimi, të shkosh në Këshillin e Sigurimit, atëherë kjo më nuk është që Serbia e qëllon veten në këmbë, por në kokë, kjo është vetëvrasje”, thekson Janjiq.
Ai pyeti se si mund të kërkojë diçka duke anashkaluar popullin dhe “t’i shkaktojë popullit sanksione të mundshme dhe luftë me NATO-n”.
“KS ka rregullat e veta kur mund të takohet, por duhet të ketë një arsye serioze e çka në Kosovë nuk ka”, ka thënë Janjiq, përcjell Paparaci.
Të përkujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në Kosovë “po bëhet spastrim etnik i heshtur i serbëve” dhe për këtë, siç ka paralajmëruar, do të kërkojë takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nga ana tjetër, Janjiq konsideron se kërkesa për takim urgjent me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s është i nevojshëm dhe veprim i mirë.
Ai përkujton në sulmin e demonstruesve të dhunshëm serb në fund të majit në veri të Kosovës ku janë plagosur 70 ushtarë të KFOR-it dhe se nuk ka zgjidhje tjetër veç të bisedohet me NATO-n.
Në thelb, thekson Janjiq, problemi më i madh është mungesa e vullnetit politik si nga Vuçiqi ashtu edhe Kurti që vërtetë të zgjidhet problemi./Paparaci.com