-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Filmi “Mbledhësit e puplave” me Bekim Fehmiun, shënon gjysmë dekade (Video)

Këngët kryesore në film i këndonte vetë aktorja Olivera Vuco, midis tyre edhe “Niska Banja”, “Djelem Djelem” dhe “Nu, nu”.

Filmi “Mbledhësit e puplave” ku luan edhe aktori shqiptar Bekim Fehmiu, ka mbushur gjithsej 50 vite jetë.

Filmi në vitin 1968 ishte i nominuar për çmimin Oscar, ndërsa një vit më herët fitoi në Festivalin e Kanës. Ai cilësohet si filmi jugosllav më i mirë i të gjitha kohërave.

Krahas Bekim Fehmiut në rolin e Borës paraqitet edhe aktorja Olivera Vuco, Velimir Bata Zhivojinoviq dhe Mija Aleksiq.

Filmi është realizuar në vitin 1967 ndërsa zgjatë 94 minuta. Këngët kryesore në film i këndonte vetë aktorja Olivera Vuco, midis tyre edhe “Niska Banja”, “Djelem Djelem” dhe “Nu, nu”.

Në vitin 1967 filmi morri çmimin për filmin më të mirë të huaj në Finlandë, çmimin AURA që jepej nga Shoqata e Regjisorëve e Kritikëve të Filmit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img