Rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon të mbetet i njëjtë, por që kësaj radhe jashtë fushës së blertë.
Ylli portugez u transferuar në muajin janar në Arabinë Saudite, respektivisht në Al-Nassr.
Kurse, ylli argjentinas së fundmi iu bashkua Inter Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E “CR7” së fundmi iu kërkua që ta bënte një krahasim mes Saudi Pro League dhe MLS.
Natyrisht, ai e “thumboi” në këtë rast rivalin e tij të përhershëm, 36 vjeçarin Messi.
“Liga saudite është më e mirë se MLS. Tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu”.
“Brenda një viti, më shumë dhe më shumë lojtarë kryesorë do të vijnë në Arabinë Saudite. Në një vit, liga saudite do të jetë super e fortë, do t’i kalojë edhe ligën holandeze dhe atë turke. Mua më kritikuan kur erdha këtu e tash po vijnë plot yje”, nënvizoi ai.
Ai e hodhi poshtë mundësinë e një rikthimi eventual në futbollin evropian, shkruan “Gazeta Express”.
“Nuk do të kthehem në futbollin evropian, harrojeni – dera është plotësisht e mbyllur”.
“Unë jam 38 vjeç, edhe futbolli evropian ka humbur shumë cilësi… vetëm një e vlefshme është Premier League, ata janë shumë më përpara se të gjitha ligat e tjera”.
“Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në asnjë klub evropian. Unë hapa rrugën për në ligën saudite… dhe tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu”.