11.4 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Peci denoncon një rast: Instituti Bujqësor tjetërsoi toka, banesa e prona për një dekadë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar publikisht se Instituti Bujqësor i Kosovës, për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar toka, banesa dhe prona.

Peci shkroi në Facebook se për shkak të mungesës së veprimit të institucioneve të drejtësisë, do të ndajë me qytetarët dëshmi se si akterë të ndryshëm kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa personale.

“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale”, shkroi ai.

“IBK ( Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me ‘vërtetime’”, tha Peci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img