8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Bislimit: Zëvendëskryeministri s’ka bërë plane të shkojë në Tiranë, janë spekulime

Klinsman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se numri dy i qeverisë nuk ka pasur plane të shkojë në takimin jo-formal ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor të hënën, që do të mbahet në Tiranë.

Kësisoj, ka thënë ai, lajmi i publikuar sot nga mediumi Abc News në Shqipëri për refuzimin e pranisë së zëvendëskryeministrit Bislimi në samitin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë është i “pavërtetë”.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar”, ka thënë Kadiu.

Sipas tij, meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga Bislimi për pjesëmarrje në samitin në Tiranë, atëherë edhe lajmi për refuzimin e pranisë së tij nuk qëndron.

“Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij”, ka deklaruar ai. “Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img