5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli në Izbicë: Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në 18-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Izbicë të Skenderajt, gjatë të cilës u vranë dhe u masakruan 147 civilë të pafajshëm shqiptarë, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e viktimave të kësaj masakre.

Duke kujtuar dhe nderuar viktimat, kryeparlamentari Veseli tha se ky është çmimi i lirisë sonë, një sakrificë e jashtëzakonshme njerëzore, nga foshnjat deri te njerëzit e palëvizshëm.

Kreu i Kuvendit tha se do të punohet fuqishëm në mënyrë që t’u krijohet perspektivë qytetarëve, me jetë dinjitoze dhe krenare, e cila lidhet me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, i cili do të forcohet dita-ditës.

Kryetari Veseli tha se viktimat e kësaj masakre dhe të gjitha viktimat anekënd Kosovës, nuk do të harrohen asnjëherë dhe do të punohet deri në fund që drejtësia të vihet në vend.

“Kosova dhe populli i saj kurrë më nuk do të jenë të pambrojtur. Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë. Për këtë, garanci janë institucionet e Republikës së Kosovës, me të gjithë mekanizmat e tyre. Lavdia për të rënët është e përjetshme”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Para homazheve në Izbicë, kryetari Veseli ka zbuluar pllakën përkujtimore në fshatin Turiqevc, në vendin ku më 28 mars 1999, nga forcat serbe ishin vrarë motrat Ardita (13) dhe Edona Behrami (5).

Pas zbulimit të pllakës, kryeparlamentari Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore.Displaying 2017_03_28_Kryetari Veseli në Izbicë- Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë (2).jpg

Displaying 2017_03_28_Kryetari Veseli në Izbicë- Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë (1).jpg

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img