2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Që dy vite qeveria i la invalidët e luftës pa banja shëruese e pa proteza”

Veteranët nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, prandaj edhe dolën në protestë të shtunën.

Për këtë situatë, dhe kushtet e veteranit, foli në Sytë 7 në Klan Kosova, invalidi i luftës Arton Hoti.

Ai tha se veterani merr 170 euro, ndërsa invalidi i luftës, varësisht nga invaliditeti, arrin të marrë ndihmë deri në 300 euro.

Sipas tij, këto mjete nuk u dalin atyre as për barëra e lërë me për t’i shkolluar fëmijët apo për mirëqenie.

Për këtë situatë, ai thotë se shumë veteranë dalin e mbledhin kanaqe nëpër rrugë.

Ndërsa shton se si shkak i kushteve jo të mira, rreth 100 veteranë, që nga paslufta, kanë bërë vetëvrasje.

Hoti, tek moderatori Enis Reçica, tha se qe dy vite, Qeveria nuk u ka mundësuar invalidëve të luftës që të shkojnë në banja shëruese, e as nuk u janë dhuruar proteza, të domosdoshme për invalidët. Sipas tij, këto ndihma më herët i kanë gëzuar.

Ish-ushtari i UÇK-së, përmendi edhe dy raste të rënda, ku sipas tij, një invalid i luftës humbi jetën si shkak që shteti nuk i ndihmoi për ilaçe. Ndërsa rasti tjetër, sipas Hotit është fakti që një invalid nuk u ndihmua nga Qeveria për bateri për zemër. Atë e ndihmuan kolegët e tij të luftës, në mënyrë humane e vullnetare, për çka sot është në jetë ende i njëjti.

Arton Hoti, që ishte luftëtar si 17-vjeçar, në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe për rastin e publikimit të audio-incizimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku sipas tij, veteranët u krahasuan me kriminelët serbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img