Dy burra janë arrestuar në Kalanë e Prizrenit, pasi njëri është kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës, duke përdorur substanca narkotike të llojit “speed”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit te i njëjti i janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla, njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, teksa tjetra me substancë “speed” në peshë 0.19 gramë dhe cigare joint në peshë 5.19 gramë.
I dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike.
Tutje, në njoftim thuhet se të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.