Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, njëherësh edhe ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të mos marrë pjesë në takimin jo-formal mes liderëve të rajonit në Tiranë, pak para Samitit të Procesit të Berlinit.
Vazhdojnë përçarjet, Bislimi “përzënet” nga takimi në Tiranë
Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka quajtur “fëmijërore” dhe “të pa përgjegjshme” vendimin e kurtit që të mos marrë pjesë në këtë takim, duke shkuar në konferencën e Kretës së Greqisë.
“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!”, ka deklalruar ajo.
“Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu”, ka thënë ndër të tjera ish-ambasadorja kosovare.
Numri dy i PDK-së ka thënë se “mosdurimi” dhe “qasja idhnake” e Kurtit ndaj Ramës po e dëmton Kosovën.