Barcelona po ka vështirësi të mëdha për të larguar futbollistë këtë verë, me vetëm Samuel Umtitin që është larguar pas shkëputjes së kontratës në mënyrë të dyanshme.
Duke pasur parasysh vështirësitë financiare, është thelbësore që Barcelona të bëjë shitje të konsiderueshme lojtarësh këtë verë.
Kësisoj, “Blaugranët” shpresojnë të njoftojnë për një varg largimesh gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas “AS”, Barcelona shpreson të ketë larguar Clement Lenglet, Alex Collado, Franck Kessie dhe Sergino Dest, para nisjes për të marrë pjesë në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të mërkurën.
Barça ka negociuar me Tottenham Hotspur rreth Lenglet, teksa pritet që të ketë përparim në negociata ditëve të ardhshme.
Collado është afë kalimit te Real Betis si futbollist i lirë, megjithëse largimet e Kessie dhe Dest vlerësohet se do të jenë të vështira për t’u zgjidhur para të mërkurës.