-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reuters: Kosova blen dronë në kohën kur po përballet me trazira në veri, s’dihet për çfarë do të përdoren

Lajmi se Kosova ka blerë dronë “Bayraktar” e ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. 

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar se “Kosova ka blerë një grumbul dronësh Bayraktar të prodhimit turk”, duke shtuar se kjo vjen “në një kohë kur ajo përballet me trazira në veri, ku serbët etnikë refuzojnë t’i njohin autoritetet e Prishtinës”.

Në artikull përmendet se kryeministri Albin Kurti nuk ka njoftuar për koston e dronëve dhe se për çfarë do të përdoren ata.

Republika 15-vjeçare po ndërton një ushtri që synon përfundimisht të ketë 5,000 ushtarë të rregullt dhe 3,000 rezervistë. Aleanca ushtarake e NATO-s ka gjithashtu më shumë se 4,500 paqeruajtës në vendin me 1.8 milionë banorë, shkruan Reuters.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img