-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

60-vjeçari në Gjakovë sulmon seksualisht të miturën

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur sot në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.

Siç raporton Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili dyshohet se e ka prekur viktimën me zor, me qëllim seksual.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë marrë veprimet e nevojshme për të identifikuar personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti tashmë është arrestuar.

Pas shoqërimit në stacion policor, 60-vjeçari ka dhënë deklaratën e tij, ku është përballur me dyshimet se ka sulmuar seksualisht viktimën10-vjeçare.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 60-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img