Sot për këngëtaren enjohur kosovare, Leonora Jakupi është një datë e dhimbshme.
Në këtë datë, 25 vite më parë ajo humbi babain e saj.
Qazim Jakupi ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë ndërsa nga ish-presidenti Hashim Thaçi ai u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, Leonora e ka kujtuar me një pamje shumë prekëse nga rivarrimi i tij 5 vite më parë kur eshtrat e tij bashkë me të heroit Ahmet Krasniqi u kthyen në Kosovë.