Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu shkroi për ata që kundërshtuan protestën e djeshme të veteranëve të UÇK-së.
Haxhiu tha se ata “janë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin”.
“Nën urdhërat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statusa kundër protestës së veteranëve të UÇK-së”, shkroi Haxhiu në Facebook.
“Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së”, shtoi ai.
Ajo tha se biseda e kryetares së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me zyrtarë të Listës Serbe e ka shpërfaqur se Qeveria dështion “ta dëmtojë ardhmërinë e shtetit”.
“Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë”, shkroi Haxhiu.