3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj: Kosova duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për blerjen e dronëve Bayraktar ngs Turqia. Ai ka thënë se blerja e armatimit ka qenë prioritet i tij kryesor.

“Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë.”

Mehaj ka shkruar se procesi i blerjes së dronëve nuk ka qenë i lehtë, mirëpo shton se ka pasur përkrahjen e Kurtit dhe Qeverisë.

“Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilë do të vazhdojmë të rrugëtojmë krahë për krahë gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhështor.”

Ministri Mehaj ka përmendur edhe UÇK-në.

“FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.”

Ai ka thënë se Kosova “duhet të jetë” vendi i 33 që anëtarësohet në NATO.

Postimi i plotë:

Ushtria jonë pajiset me dronë Bayraktar!

Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së.

Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë.

Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilë do të vazhdojmë të rrugëtojmë krahë për krahë gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhështor.

Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona, projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenjë drejt zhvillimit të forcës tonë.

FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.

Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t’i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë.

Ju faleminderit të gjithëve për mbështetje!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img